Finalja e Botërorit “blindon” Francën

Parisi do të blindohet i tëri ditën që Franca do të luajë finalen e Kupës së Botës ndaj Kroacisë.

Kulla “Eiffel” do të mbyllet madje që të shtunën, ndërkohë që 12 mijë forca policore do të angazhohen për të ruajtur rendin e sigurinë në kryeqytetin francez.

Një ditë parë finales është edhe Dita Kombëtare e Francës, një tjetër arsye për të rritur sigurinë në vend.

Finalja e madhe e Botërorit do të zhvillohet ditën e diel në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, Franca do të synojë Kupën e dytë të Botës, ndërsa në anën tjetër, kroatët do të mundohen të hakmerren për eliminimin e 20 viteve më parë nga gjysmëfinalja e Botërorit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi