Fillon Samiti i 10-të i Liderëve të BRICS në Afrikën e Jugut

Në Republikën e Afrikës së Jugut, ka filluar Samiti i 10-të i Liderëve të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut).

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të marrë pjesë si i ftuar i veçantë në cilësinë e “kryesuesit të radhës të Samitit të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI)”.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Afrikës së Jugut, Dr. Rob Davies, në deklaratën me shkrim tha se “Në samit liderët e shteteve dhe biznesmenët do të takohen për të biseduar mbi problemet që ndikojnë në ardhmërinë e BRICS”.

Davies tha se në kuadër të samitit do të trajtohen çështjet si energjia, prodhimi, teknologjia, financat dhe minierat në mbarë botën, veçanërisht në kontinentin afrikan.

Samiti i organizuar në qytetin më të madh të vendit dhe qendrën tregtare, Johannesburg, do të zgjasë 3 ditë, me temën “BRICS në Afrikë: Bashkëpunim për Rritje Gjithëpërfshirëse dhe Ndarjes së Mirëqënies”.

Në samit marrin pjesë presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, presidenti i Kinës, Xi Jinping, presidenti i Indisë, Narendra Modi dhe presidenti i Brazilit, Michel Temer. Pritet që presidenti Erdoğan në kuadër të samitit të takohet me liderët e shteteve të BRICS-it.

Kjo do të jetë mbledhja e dytë ndërkombëtare e presidentit Erdoğan në periudhën e re pas zgjedhjeve të 24 qershorit. Më parë presidenti i Turqisë mori pjesë në Samitin e NATO-s.

Vendet e BRICS-it përbëjnë mbi 40 për qind të popullsisë botërore dhe mbi 20 për qind të vëllimit ekonomik në botë ndërsa vëllimi i tregtisë së jashtme i këtyre vendeve vitin e kaluar ishte 5,9 trilionë dollarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi