Fillon operacioni i shpëtimit të fëmijëve nga shpella në Tajlandë

Sot në mëngjes ka filluar operacioni i evakuimit të 12 djemve të moshës prej 11 deri në 16 vjeç dhe trajnerit të tyre 25 vjeçar të cilët me ditë të tëra mbetën të bllokuar në kompleksin e shpellës Tham Luang në veri të Tajlandës, pasi përmbytjet bllokuan hyrjen në shpellë.

Narongsak Osatanakom, guvernator i krahinës Chiang Rai, njoftoi se në operacionin e shpëtimit të futbollistëve të rinj dhe trajnerit të tyre marrin pjesë 13 zhytës të huaj dhe pesë tajlandezë.

“Fëmijët do të nxirren një nga një, ndërsa secili do ta përcjell nga dy zhytës”, tha Narogsak.

Gjenerali i marinës tajlandeze, Chalongchal Chaiyakam, tha se është një operacion shumë kompleks dhe se fëmija i parë pritet të tërhiqet pas së paku 11 orësh.

Operacioni i shpëtimit duhet të zgjasë deri katër ditë.

Fëmijët do të evakuohen përmes dy tuneleve të përmbytura prej ku hyn uji deri në shpellën ku ndodhen fëmijët dhe trajneri i tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi