BOTA

Fillon intervistimi i disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

Spread the love

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, u paraqit të hënën për intervistim në Prokurorinë Speciale në Hagë, në lidhje me pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarë, para intervistës, Mustafa tha se “do t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve të prokurorit”.

Në Hagë këtë javë do të intervistohet edhe Sami Lushtaku, po ashtu ish-komandant i UÇK-së.

Në mesin e të ftuarve për intervistim janë edhe Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti e Raimonda Rreci.

Avokatët e disa të të ftuarve kanë thënë se klientët e tyre “do të paraqiten vullnetarisht” dhe se “janë të gatshëm të sqarojnë çdo rrethanë” që po heton Prokuroria Speciale.

Është raportuar se Remzi Shala, i cili po ashtu ka marrë ftesë, nuk do të paraqitet në intervistë, pasi ka thënë se nuk i beson Gjykatës Speciale që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë.

Në zyrën e Prokurorit Special nuk kanë folur rreth ftesave, ndërsa autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje të gjithë atyre që janë ftuar për intervistë, të përgjigjen, në mënyrë që të tregojnë “luftën e pastër të UÇK-së”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë të premten se Qeveria e tij nuk është informuar nga Gjykata Speciale për intervistat që do të bëhen, por ka kujtuar se Kosova e ka obligim ligjor që t’i mbështesë ligjërisht dhe financiarisht të prekurit dhe familjet e tyre.

Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, ndërsa institucioni është bërë funksional në korrik të vitit 2017, kur është miratuar Rregullorja e Procedurave dhe e Provave.

Related posts

Ushtarët izraelitë rrahin të riun palestinez me sindromën Down

dritatv

Vendimi skandaloz në përmasa “burgosje” i Austrisë për refugjatët!

dritatv

Brazil, protesta për lirimin e ish-presidentit Silva

dritatv

Leave a Comment