• Home
  • KURIOZITETE
  • Filloi sezoni i ri i Ertugrulit, i transmetuar në 80 vende dhe 25 gjuhë
KURIOZITETE

Filloi sezoni i ri i Ertugrulit, i transmetuar në 80 vende dhe 25 gjuhë

Spread the love

Filloi sezoni i ri i Ertugrulit, i transmetuar në 80 vende dhe 25 gjuhë

“Zgjimi: Erturull” (Diriliş: Ertuğrul), telenovela e TRT-së, rekordmene në rejting transmetohet në më shumë se 80 vende dhe është përkthyer në 25 gjuhë të ndryshme.

Kjo telenovelë e shumë përlyer dhe që ndiqet me një vëmendje të madhe në shumë vende të huaja, ka filluar sezonin e 5-të në ekranin e Radio televizionit të Turqisë, TRT.

Transmetimi premier i “Zgjimi: Erturull”, që është përforcuar edhe më shumë me aktorë të rinj në serial, përpara serisë së 122, që ishte edhe seria e parë e sezonit të pestë, u bë në Sallën e Korit të Xhemile Sulltanes në Stamboll.

Aktorët dhe pjesëmarrësit në shfaqen ekskluzive, ndoqën së bashku pjesën e parë të serialit për këtë sezon të ri.

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Ibrahim Eren, pjesëmarrës në këtë mbrëmje, tha se në periudhën në vijim synojnë të sjellin në ekran edhe seriale të tjerë me tema historike.

Ertugruli, që transmetohet në më shumë se 80 vende dhe është përkthyer në 25 gjuhë të ndryshme, deri më sot është ndjekur nga 3 miliardë njerëz.

Related posts

Qytetet më të mira të botës për të rinjtë: Berlini nr. 1, Montreali i dyti, New Yorku i 8-ti

dritatv

“Kush martohet herët, rrezikon divorcin”

dritatv

Një dokumentar që zbulon sekretet e La Ligës

dritatv

Leave a Comment