Filloi gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill (Foto)

Rreth tridhejtë të akuzuar për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar sot u ulën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën penale në Shkup, ku filloi seanca e parë.
Në mesin e të akuzuarve janë deputetë, artistë, pjesëtarë të MPB-së, të shërbimeve të sigurisë dhe sigurimit të Kuvendit. Ata ngarkohen për “rrezikim terrorist tërendit kushtetues dhe sigurisë”.

Njëmbëdhjetë prej të akuzuarve janë në paraburgim, 13 në arrest shtëpiak, ndërsa rreth tetë prej tyre u janë shqiptuar masa kujdesi.

Lëndën e udhëheqë gjykatësja nga krimi i organizuar, Dobrilla Kacarska dhe tashmë janë caktuar gjithsejt 37 termine për seancën kryesore.

Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë, në mars të këtij viti kumtoi se është parashtruar aktakuzë kundër 30 personave, prej të cilëve 28 për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë nga neni 313 i Kodit penal, ndërsa dy persona për ndihmim gjatë kryerjes së vepërsë së njejtë penale.

Sipas PTHPM, me aktakuzë janë përfshirë tre persona, pjesëtarë të strukturave të Minsitrisë së Punvëe të Brendshme, të cilët si persona zyrtarë të autorizuar ishin bartës të komandës “së artë” dhe “të argjendtë”, si dhe persona të cilët ishin pjesëmarrës në grup tjetër, si organizues të lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”.

Një grup qytetarësh me surle dhe daulle para Gjykatës Penale japin përkrahje  për të akuzuarit  për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga 27 prilli i vitit të kaluar, rast për të cilin sot është caktuar seanca e parë gjyqësore.

Të pranishmit këndojnë  këngë maqedonase “Evropa mafi” dhe “NATO fashistë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi