Fillo të thuash JO! 4 shenja që tregojnë se po jep më shumë nga sa duhet!

Ndonëse mirësia dhe dhembshuria janë virtyte që vlerësohen shumë, shpesh merren për dobësi. Andaj duhet të ekzistojë një kufi të të ‘dhënit’, pasi ka një pikë që e gjitha kjo mund të shndërrohet në një proces vetëshkatërrues dhe t’ju kushtojë lumturinë tuaj.

4 shenjat që tregojnë se ju po jepni më shumë nga se duhet.

Njerëzit përfitojnë nga ju

Kur ju e bëni zakon t’i vini nevojat e të tjerëve mbi nevojat tuaja, njerëzit do të përfitojnë nga mirësia juaj.  Njerëzit përreth jush mund të fillojnë të presin gjithmonë nga ju dhe as nuk do jenë mirënjohës ndaj ndihmës suaj. Duhet të mësoni të thoni JO.

Ju fshihni ndjenjat tuaja të vërteta

Nëse jeni i vetmi që mendon në një mënyrë të caktuar, ju instiktivisht e mbani mendimin tuaj për vete. Ju keni frikë të mbani një qëndrim kundërshtues ndaj një grupi të madh edhe kur nuk jeni dakord me ato që mendojnë të gjithë! E kjo ndodh sepse jeni të shqetësuar se nuk do t’ju pëlqejnë nëse ju shprehni mendimin tuaj. Të menduarit më shumë nga se duhet për atë që të tjerët mendojnë për ju përfundimisht do t’ju bëjë dëm.

Ju vendosni nevojat e të gjithëve para vetes suaj

Vetëm një person me të vërtetë vetëmohues është në gjendje të vendosë vazhdimisht nevojat e të tjerëve mbi vete. Vendosja e kufijve është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi duhet të sigurohuni që të tjerët nuk e shohin dhembshurinë tuaj si dobësi.

Ju nuk e shpenzoni mjaftueshëm kohën duke u kujdesur për veten tuaj

Në mënyrë që të jeni të lumtur dhe të qetë mendërisht, ju duhet kohë vetëm për t’u çlodhur, për të marrë frymë, për të praktikuar hobi dhe në këtë mënyrë do të rimbusheni. Ndaleni vrapin dhe merrni kohë për veten tuaj. Mësoni të ndihmoni pa sakrifikuar lumturinë tuaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi