Filipine, stuhia “Usman” shkakton vdekjen e 126 personave

Të paktën 126 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuar nga stuhia “Usman” në Filipine.
Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, në deklaratën e bërë nga Agjencia Kombëtare e Filipineve për Reduktimin e Rrezikut të Fatkeqësive, thuhet se nga stuhia e përshkruar si “depresion tropikal” dhe që ka marrë nën ndikimin rajonet Bicol dhe Visayas-i Lindor që nga fundi vitit 2018, kanë humbur jetën gjithsej 126 persona.
Ndërkohë vazhdon kërkimi i 26 personave të zhdukur.
Nga stuhia janë ndikuar rreth 675 mijë persona në rajonet Calabarzon, Mimaropa, Bicol dhe Visayas-i Lindor. Në Filipinet çdo vit ndodhin rreth 20 taifune dhe stuhi.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi