Filipine, parlamenti miraton projektligjin për autonomi të muslimanëve Moro

Parlamenti i Filipineve ka miratuar projektligji për rajonin autonom Bangsamoro (BOL), i cili jep autonomi të gjerë ishujve përreth provincës Mindanao, ku në masë të madhe jetojnë muslimanë. Ky projektligj i është dërguar presidentit Rodrigo Duterte për dekretim.

Sipas medias lokale Phil Star, projektligji BOL, i cili provincën dhe ishujt përreth saj i njeh si “Rajoni Autonom i Bangsamoros”, do të hyjë në fuqi pas dekretimit të presidentit Duterte.

Pas kryengritjes rreth 40 vjeçare ndaj qeverisë qendrore në Filipine ku humbën jetën 120 mijë persona, më 27 mars të vitit 2014 Fronti Çlirimtar Islam Moro (MIKC) dhe Qeveria e Filipineve kishin nënshkruar Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse Paqësore Bangsamoro.

Në kuadër të marrëveshjes paqësore, MIKC në korrik të vitit të kaluar dërgoi te presidenti Duterte projektligjin Bangsamoro, i cili parasheh njohjen e autonomisë së provincës Mindanao dhe të ishujve përreth saj, ku në masë të madhe jetojnë muslimanët.

Duterte në një deklaratë më 27 prill tha se “Ligji për Bangsamoron do të kalojë pa përfunduar maji. Nëse nuk kalon do të jap dorëheqje nga detyra e presidentit”.

Ai tha se duhet t’i jepet prioritet këtij projektligji. Duterte thekson se është lodhur nga përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen e vazhdueshme në Mindanao.

Projektligji përkundër asaj që dje u miratua nga Senati i Filipineve, për shkak të mungesës së kuorumit në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit, nuk u bë e mundur t’i dërgohet Dutertes për dekretim, që është faza e fundit para hyrjes në fuqi të këtij ligji./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi