Fier, 11 vite në pritje të shpronësimeve. Paratë duhet t’i merrnin që në vitin 2008

11 vite pas përfundimit të autostradës Levan-Tepelenë, një pjesë e pronarëve të tokës ende nuk kanë marrë lekët e shpronësimeve.

Vetëm në njësinë administrative Frakull, Bashkia Fier, nuk kanë marrë dëmshpërblim 120 familje, të cilave ndërtimi i autostradës u ka zaptuar tokat.

Megjithëse kanë dorëzuar nga 4 herë e më shumë dokumentacionin që u është kërkuar, sërish ata nuk kanë përfituar lekët e shpronësimeve.

Islam Hilaj është një prej atyre që autostrada i ka ndarë tokën në dy pjesë. Ai pret të marrë 13,5 milionë lekë të vjetra për 1.5 dynym tokë.

Sipas banorëve, institucionet përgjegjëse kanë bërë selektim për dëmshpërblimet, pasi një pjesë e të shpronësuarve kanë vite që i kanë marrë lekët.

Kjo situatë është e papranueshme edhe për drejtuesin e njësisë administrative Frakull, Dashnor Troka: “Kemi rreth 120 familje që sorrollaten lart e poshtë dhe ende nuk kanë marrë zgjidhje. Një pjesë e të ardhurave që do të fitojnë, u ka ikur rrugëve”.

Në vendimet e qeverisë të vitit 2008 shpronësimet duhej të fillonin në datë 20 nëntor 2008 dhe të përfundonin brenda një muaji.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi