Fiat 500X vjen në version të ri!

Derisa jemi duke pritur versionin e ristilizuar, kompania e njohur Fiat ofertën e saj për Amerikë e ka pasuruar edhe me një version të ri të modelit aktual 500X.

Fjala është për versionin 500X Blue Sky Edition, i cili është i bazuar në 500X Pop me marshin automatik prej 9 shpejtësive.

Versioni i ri i 500X vjen me çatinë panoramike elektrike, set të ri të rrotave prej 17-inç nga alumini, ulëset me ngjyrë të kaltër si dhe detajet tjera me ngjyrë kromi Satin – duke përfshirë dorezat e dyerve, pasqyrat, kornizat e dritave të pasme dhe dritave për mjegull, etj.

Gjithashtu, në dispozicion janë edhe katër ngjyra për eksterier – Nero Cinema, Grigio Graphite, Bianco Gelato dhe Blue Sky Metallic, ku çmimi i 500X Blue Sky Edition është më shumë për 1,195 dollarë për dallim nga 500X Pop (rreth 28,000 dollarë).

Image

 

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi