Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut. Kërcënimi i së vërtetës, në fokus të edicionit të këtij viti

Çel siparin edicioni i 13 i Filmit për të Drejtat e Njeriut. Nëse vitet e kaluara festivali ishte i fokusuar tek krimi i organizuar dhe korrupsioni apo migracioni, këtë vit aktiviteti vjen me një tematikë të mprehtë, që në fokus do të ketë kërcënimin e të vërtetës.

Nga 3400 aplikime janë përzgjedhur 42 produskione.

Kujtim Çashku, drejtor i festivalit, u shpreh: “Këtë vit ne kemi si temë kryesore kërcënimin e së vërtetës. Dhe kur thua këtë, gjëja e parë që u vjen njerëzve në mend është “fake news”. Mund t’i përshtatet këtij triandi, i cili ka të bëjë me individin, realitetin virtual dhe realitetin fizik”.

Ndërsa Robert Wilton, anëtar i bordit përzgjedhës të filmave, theksoi: “Më duket se si njerëz jemi të uritur për të vërtetën. Duhet të kremtojmë natyrën tonë si njerëz. Natyra jonë hulumtuese dhe e uritur për njohuri për të vërtetën”.

Në ceremoninë hapëse të hënën do të shfaqet filmi i parë “Iuventa” në prani të regjisorit. Po ashtu, ndër të ftuarit e veçantë të festivalit do të jenë Hank Levine nga Gjermania, regjisori i filmit “Exodus”, Orgesa Arifi me filmin “Kurrizi” nga Kosova si dhe i ftuar special Andrew Feinstetin, gazetari dhe shkrimtari për filmin “Shadow World”.

Përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, filmat do të shfaqen edhe në Europe House (te Pallati i Kongreseve), në Akademinë e Sigurisë, në Destil, instalacionin REJA pranë Galerisë Kombëtare të Arteve dhe COD.

Një shfaqe e veçantë do të jetë të mërkurën, ora 21.00. Bëhet fjalë për dokumentarin “Blue Heart”, që flet për betejën për Vjosën, në Shqipëri./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi