Festime dhe në Durrës për ditën e Verës

 

 

Edhe pse nuk ka një traditë, Durrësi gjithnjë e më shumë po bëhet pjesë e festimeve të Ditës së Verës. Bashkë me dimrin njerëzit duket se kanë harruar gjithçka tjetër dhe festojnë stinën e re, plot diell e shpresë.

Në sheshin kryesor të qytetit, Qendra Kulturore e Fëmijëve ofroi një program të larmishëm festiv me dëshirën për të argëtuar ata që zgjodhën Durrësin për të festuar e ngrënë një drekë buzë detit.

“14 marsi është një ditë feste dhe duke qenë se Durrësi nuk e ka pasur në traditën e vet, ne synojmë të bëjmë aktivitete për t’i dhënë më shumë jetë kësaj feste që çel gjithçka. Shpresojmë të jetë një ditë që dhe qytetarët e Durrësit ta kthejnë në një traditë, ashtu si dhe disa nga qytetet kryesore në vend”, tha Arian Plaku, QKF Durrës.

Ka dhe nga ata që kanë lënë Elbasanin, për të festuar në Durrës. “Jemi dibran me origjin dhe ne si elbasanllinjtë kemi traditë për këtë ditë. Bëjmë vezë që i zbukurojmë me lule e ngjyra. Bëjmë byrek. Nuk bëjmë ballokume, po kulaçe“, thotë një vizitor.

“Jam nga Elbasani, po kam ardhur në Durrës. Nuk e festova në Elbasan”, thotë një tjetër.
“Traditën e kemi dhe nuk e kemi, por e festojmë. Kur festojnë të gjithë festojmë dhe ne. Kur qeshin të gjithë, qeshim dhe ne” thotë një durrsake.

Edhe pse asnjë organizim nga bashkia e qytetit, durrsakët po i bashkohen kësaj feste mbarëshqiptare.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi