SHQIPERIA

Festa e policisë. Lleshaj: Do të godasim krimin dhe korrupsionin

Spread the love

13 janari, përveçse festa e Policisë së Shtetit, është gjithashtu dita kur policët vlejnë edhe për top modelë. Me uniforma që tregojnë si vishej milici i parë në qeverinë e Vlorës, xhandari i kohës së monarkisë dhe policia gjatë diktaturës, ata ekspozuan udhëtimin 106-vjeçar të Policisë Shqiptare.

Por, si duhet të jetë polici i sotëm sipas ministrit aktual, për të siguruar jo vetëm rendin, por edhe për të luftuar krimin e organizuar?

“Plotësimi i këtij misioni kërkon një polici përherë e më të fortë, që për mua do të thotë përherë e më moderne, përherë e më e përgatitur, me teknologji të lartë dhe unë siguroj se bashkë me qeverinë “Rama” forca e ligjit do të jetë e vetmja forcë për goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Që prej vitit 1990 janë vrarë në krye të detyrës 224 efektivë policie dhe jeta e tyre, por edhe e kujtdo që shërben në polici, është çasti kur duhet ndalur.

Dhe ndërsa ishin ftuar shumë ish-drejtues të përgjithshëm gjatë ceremonisë, mungonin edhe emra të njohur si ish-drejtori i përgjithshëm Ahmet Premçi, i cili shpesh nuk i ka kursyer analizat dhe kritikat ndaj policisë. Megjithëse i rezervuar, edhe ish-drejtori Hysni Burgaj ka rezervat e tij për policinë.

“Policia nuk është në çastet më të mira”, thotë ai.

Ditët e fundit janë shënuar dy ngjarje të forta, grabitja e një biznesmeni dhe grabitja e municioneve në bazën ushtarake të Pashalimanit. Në këtë pikë, mesazhet e Lleshajt janë edhe për policinë, edhe për krimin.

“Është një ngjarje e turpshme, një ngjarje që do të zbardhet”, tha ministri për grabitjen e biznesmenit.

Sa për bazën e Pashalimanit, ministri distancohet nga dashuria e tij e parë, që është ushtria: “Jam ministër, nuk më përket mua të flas”.

Related posts

Tiranë, aksident te “Zogu i Zi”. Autobusi përplas makinën

dritatv

Rama: Përgëzime familjeve që po ndahen nga lukunia e SHQUP-it

dritatv

Çim Xhepa: Fotoja si administrator, hakmarrje se nuk i dola në krah Veliajt për TK

dritatv

Leave a Comment