Ferrari dominon provat në Monza, Mercedes mbetet prapa

Ferrari feston në shtëpinë e tij. “Kokëkuqja” italiane ishte dominuese në provat zyrtare të zhvilluara në pistën e Monzas në ndalesën e radhës në Botërorin e Formula 1.

Kimi Raikonen ishte ai që shkëlqeu më shumë në sesionin e tretë teksa arriti të shënojë kohën më të shpejtë 1 minutë 19 sekonda e 119 të mijtat, duke fituar edhe “pole position” dhe duke vendosur një rekord të ri të pistës. Në vendin e dytë u rendit ferraristi tjetër Sebastian Fettel me 161 të mijtat më shumë.

Nuk mundi dot Hamilton të shkojë më shumë se vendi i tretë, ndërkohë që piloti tjetër i Mercedes, Bottas u rendit i katërti.

Red Bull pati si rezultatin më të mirë vendin e pestë të Vershtapen, ndërsa Riçardo do të niset nga vendi i fundit pasi ndërroi njësinë e fuqisë së motorit të tij ashtu siç ndodhi dhe me Hulkenberg e Erikson./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi