Fermerët e Zelandës së Re, dron në vend qenve (video)

Fermerët në Zelandën e Re tashme kanë një mjet të ri për t’i menaxhuar tufat e deleve dhe lopëve. Me zhvillimin e teknologjisë, miku më i mirë i bariut, qeni, është zëvendësuar me një dron me mikrofon dhe altoparlantë, me ndihmën e të cilit orientojnë bagëtinë. Ky dron është i pajisur me tingujt e qenit.

Gjthçka u shpjegua nga bariu Corey Lambeth.

Një video të Radio Zelandës së Re tregon se si Lambeth me anë të dronit udhëzon lopët dhe delet duke përdorur tingujt e qenit.

Uashington Post vuri në dukje se fermerët tashmë janë duke përdorur dron anembanë botës për një sërë detyrash bujqësore, duke përfshirë  inspektimin e të mbjellave.

Qentë, të cilët tashmë ishin përdorur për t’i mbledhur tufat e deleve në Zelandën e Re, po mësojnë të punojnë së bashku me dron.

“Duhet patjetër të ketë vende edhe për qentë në fermë”, tha Lambeth.

Sistemi po konsiderohet shumë më ekonomik dhe i sigurt, duke i lehtësuar punën barinjve, që çdo ditë e më shumë po e braktisin këtë profesion të vështirë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi