Fëmijët dhe koronavirusi/ E përhapin si të ftohtin e zakonshëm

Fëmijët mund të jenë në gjendje ta përhapin Covid-19 po aq lehtësisht sa përhapin edhe një lloj tjetër koronavirusi, siç është i ftohti i zakonshëm.

Sipas Uilliam Haseltine, ish-profesor në Shkollën e Mjekësisë në Harvard, ka shumë arsye të dyshohet se virusi i ri, edhe pse mund të vrasë, sillet pak a shumë si virusi i të ftohtit në kuptimin e transmetimit. Dhe fëmijët sipas tij, e transmetojnë të ftohtin e zakonshëm.

Sipas ekspertëve, thuajse të gjitha sëmundjet respiratore, përfshirë të ftohtin, shkaktohen nga koronaviruse. Dhe ky i fundit është nga e njëjta familje. Ai përdor të njëjtët receptorë në kalimin hundor si edhe viruset e të ftohtit. Në rasin e SARS-CoV-2, ai mund edhe të vrasë. Ata paralajmërojnë se fëmijët mund të infektohen dhe të infektojnë të tjerët, ndaj duhet të mbajnë maska. Sipas tyre, fëmijët deri në 5 vjeç mund të jenë shumë infektues për të tjerët. Rezulton se ata kanë një mijë herë viruse në hundën e tyre nga sa nevojiten për të infektuar ndaj edhe konsiderohen transmetues të mëdhenj.

Ka patur ndërkohë sipas një raporti të fundit 90 përqind rritje të numrit të rasteve të Covid-19 mes fëmijëve në SHBA gjatë katër javëve të fundit.

Sipas këtij raporti të ri, që pritet të updatohet çdo javë, ka patur 179.990 raste të reja të Covid-19 mes fëmijëve në SHBA nga 9 korriku deri më 6 gusht.

Javën e kaluar, OBSH tha se pandemia po fillon të zhvendoset tek popullata më e re në shkallë globale ndërkohë që pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara deri më tani janë tek persona të moshave nga 25 deri në 64 vjeç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi