Favorizonin kalimin e paligjshëm, arrestohen 6 punonjës policie në portin e Durrësit

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka vënë në pranga 6 punonjës të policisë në Pikën e kalimit Kufitar në Durrës, me akuzën për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Strukturat e SHÇBA-së kanë punuar prej muajsh në operacionin “Kontrollori’, duke hetuar me metoda speciale dhe duke arritur të provojë veprimtarinë e kundërligjshme të punonjësve të policisë.

Këta të fundit, në këmbim të vlerave monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo shtetasve që nuk u lejohet hyrja në zonën “Shengen”.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj punonjësve, janë gjetur në cilësinë e provës materiale edhe një sasi vlerash monetare në lek dhe euro, të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë korruptive.

Shtetasit e arrestuar janë: 
1. A.Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;
2. G.B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;
3. G.Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës;
4. D.D., 53 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;
5. D.Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;
6. J.K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi