Familjarët e të dënuarve në grupin Kumanova: Ata nuk janë terroristë ata janë çlirimtarë

Shumë qytetarë nga Prishtina e tërë Kosova kanë përkrahur sot protestën e organizuar nga shoqatat e dala nga lufta dhe familjarët e të dënuarve të grupit “Kumanova” kundër dënimit të këtyre të fundit.

Ata gjatë fjalimit të tyre kërkuan lirimin e të dënuarve nga Grupi Kumanova duke thënë se familjarët tanë nuk janë terroristë por çlirimtarë, derisa i bënë thirrje edhe Qeverisë së Kosovës të reagojë ndaj rastit të të dënuarve .

“Vëllezërit tanë u dënuan me dënime të rënda, por ne sot po ju tregojmë atyre që e gjithë Prishtina dhe Kosova janë me ju dhe në mbrotje të vlerave tuaja. I bëjmë thirrje Maqedonisë të lirojnë grupin Kumanova, gjithashtu edhe Qeverisë së Kosovës e asaj të Shqipërisë të reagojnë për dënimin e të dënuarve në rastin Kumanova”, tha njëri nga familjarët e të dënuarve.

Protesta kaloi e qetë dhe pa incidente ku në fund u përcoll edhe me këngë. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi