Facebook “në majë të hundës”, edhe 15 milionë amerikanë i thonë “lamtumirë”

Duket se të gjitha dështimet e Facebook kanë ardhur në kulm dhe kjo është dëshmuar nga një sondazh i ri sipas të cilit gjithnjë e më shumë amerikanë po largohen nga ky rrjet social.

Në SHBA, tani ka 15 milionë përdorues më pak se në vitin 2017.

Sipas hulumtimit të kryer nga ekipi hulumtues i Edison Research, 80 për qind e amerikanëve përdorin Twitter, Snapchat dhe Instagram më shumë se Facebook.

 “Një shifër prej 15 milionë ikjesh nuk është e papërfillshme, mendoj se mund të thuhet me siguri se kjo është një rënie e ndjeshme në numrin e përdoruesve. Pesëmbëdhjetë milionë njerëz janë shumë, nga çfarëdo këndi që e shikoni. Ajo përfaqëson gjashtë përqind të të gjithë popullsisë amerikane dhe në disa mënyra përfaqëson një pjesë të trendit. Ky është viti i dytë me radhë kur shohim një rënie të ndjeshme në përdorimin e këtij rrjeti social”, tha Larry Rosin, përfaqësues i ekipit hulumtues.

Ai shtoi se këto rezultate dhe situata do të ndikojnë edhe te ata që investojnë në Facebook.

Ai gjithashtu foli për faktin se Facebook u bë më popullor midis gjeneratave të vjetra, të cilat kishin një ndikim të rëndësishëm se ato më të reja.

“Duket se rrjetet e tjera sociale janë më tërheqëse sesa Facebook, të paktën nga perspektiva e të rinjve”, përfundoi Rosin. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi