Evra zbulon sms të Ronaldos: Do ta shkatërrojmë Atletikon

Patris Evra, ish-lojtari i Mançester Junajtid, Juventusit dhe Kombëtares së Francës, ka rrëfyer një episod në lidhje me sulmuesin portugez, Kristiano Ronaldon.

Të dy janë miq që në kohën kur vishnin fanellën e Junajtidit, me Evra që rrëfen bashkëbisedimin mee CR7 përpara ndeshjes së kthimit me Atletikon e Madridit, bashkëbisedim që tashmë ka përfunduar në rrjetet sociale. “I vetmi person në botë që mban një presion të tillë dhe është lojtari më i mirë në botë sikurse Majkëll Xhordan, Kristiano Ronaldo.

2

Mos kërkoni kot numrin e tij”, shkruan Patris Evra, që më pas poston bashkëbisedimin në ëhatsapp me CR7. “Vëlla besoj te ty për ndeshjen e kthimit në Champions”, shkruan Evra, ndërsa Ronaldo ia kthen i bindur: “E di, ne do të kualifikohemi vëlla. Ne do t’i shkatërrojmë ata”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi