Evakuohen 1.055 civilë nga zona Al Kadem nën rrethimin e Asadit

Në rajonin Al Kadem në kryqytetin sirian Damask, rajon që ndodhet nën rrethimin e regjimit të Bashar al-Asadit, janë evakuuar 1.055 civilë.
Sipas informacioneve të marra nga gazetarët e AA-së në rajon, mësohet se në mesin e 1.055 civilëve të evakuuar shumica janë gra dhe fëmijë të cilët kanë qenë të detyruar të largohen.

Bëhet e ditur se autokolona me 26 autobuzë, e nisur në orët e para të mëngjesit në kuadër të marrëveshjes së arritur mes opozitarëve ushtarakë dhe regjimit në rajon, pasi ka kaluar kalanë Madik në qytetin Hama ka mbërritur në Idlib dhe në pjesën periferike perëndimore të Halepit.

Autokolona e përbërë nga familjarët e luftëtarëve opozitarë do të vendoset në qendrat e përkohshme të strehimit të ngritur nga institucionet humanitare në Idlib dhe në pjesën periferike perëndimore të Halepit.

Përgjegjësi për media nga fondacioni humanitar IHH, Selim Tosun, pasi ka pritur personat e evakuuar tha se për civilët kanë dërguar menjëherë pako me ushqim.

“Një pjesë e të evakuuarve do të vendosen në qendrat e përkhohshme të strehimit, ndërsa një pjesë tjetër do të shkojnë pranë të afërmëve të tyre në rajon” është shprehur Tosun./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi