Eurostat: 9 për qind e popullsisë së BE-së nuk ishin në gjendje të ngrohin shtëpitë

Sistemi Statistikor Europian (Eurostat) ka bërë të ditur se një studim i vitit 2016 tregon se 9 për qind e popullsisë së Bashkimit Europian (BE) nuk kanë qenë në gjendje të ngrohin mjaftueshëm shtëpitë e tyre.

Statistikat e BE-së mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës treguan se përqindja e paaftë për të ngrohur shtëpitë e tyre arriti kulmin deri në 11 për qind në vitin 2012.

Sipas institutit të statistikave, kjo shifër ka rënë gjatë viteve në vazhdimësi, përkatësisht në vitin 2013 është regjistruar 10.7 për qind, 10.2 për qind në vitin 2014 dhe 9.4 për qind në vitin 2015.

Eurostat vuri në dukje se gjendja në shtetet anëtare ndryshon, duke shtuar se pjesa më e madhe e njerëzve që pretendojnë se nuk janë në gjendje të ngrohin shtëpitë është regjistruar në Bullgari me 39 për qind.

Sipas këtij studimi, Bullgaria ndiqet nga Lituania dhe Greqia me nga 29 për qind secila, administrata e Qipros Greke me 24 për qind dhe Portugalia me 22 për qind.

Nga ana tjetër, më pak se 2 për qind e popullsisë që përballet me këtë problem është Luksenburgu dhe Finlanda./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi