Europarlamenti kërkon që Londra ta braktis BE-në deri më 18 prill

Kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani deklaroi se anulimi i Brekzitit nuk duhet të jetë më vonë se 18 prilli, dita e fundit e punës së Europarlamentit para zgjedhjeve.

Tajani theksoi se ua ka transmetuar këtë mesazh shefave të shteteve apo qeverive të vendeve-anëtare të BE-së në fillim të Samitit të sotëm.

“Duam anulimi të jetë sa më shkurtër dhe jo më vonë se 18 prilli, që është dita e fundit zyrtare e punës për këtë përbërje”, deklaroi Tajani në konferencën për shtyp.

Kryetari i shtëpisë ligjvënëse europiane porositi se vendimi përfundimtar megjithatë u takon vendeve-anëtare të BE-së, e jo Parlamentit Europian dhe se nëse ka nevojë ai është i gatshëm të organizojë seancë të jashtëzakonshme pas 18 prillit.

I pyetur nëse do të pranonte që britanikët të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme, Tajani deklaroi se nuk sheh logjikë që ata të marrin pjesë në to nëse “nuk besojnë në BE”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi