“Europa vazhdon të mbetet një spirancë e fortë për Ballkanin”

 

Europa vazhdon të mbetet spirancë e fortë për vendet e rajonit të Ballkanit, ka thënë sot në Sarajevë zv/kryeministri i Turqisë, Mehmet Simsek, në fjalimin e tij në hapjen e Forumit të 9-të të Biznesit të Sarajevës 2018.

Në Sarajevë sot filloi konferenca e 9-të Ndërkombëtare e investimeve “Sarajevo Business Forum (SBF)”, që edhe këtë mbledh së bashku krerët e biznesit dhe udhëheqësit politikë nga rajoni dhe bota.

Şimşek, i cili ishte mysafir i SBF edhe dy vjet më parë, në fjalimin e tij tha se SBF ndihmon në forcimin e dialogut në rajon, thellimin e integrimit të rajonit, si dhe ndihmon në tërheqjen më shumë të investimeve në këtë vend të bukur.

“Ne inkurajojmë kompanitë tona që të vijnë dhe të investojnë këtu, sepse ne besojmë në perspektivën afatgjatë të këtij vendi, mendoj se ka një mundësi të madhe për investime. Turqia në 10 vitet e fundit ka investuar 35 miliardë dollarë jashtë. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të punojmë së bashku për siguruar më shumë investime në BeH”, tha Şimşek.

Ai shtoi se është shumë mirë që sot në Sarajevë flet për BeH-në e cila është e hapur për biznes dhe integrimin e mëtejshëm për perspektivën e pranimit të BeH në Bashkimin Evropian (BE).

Zëvendëskryeministri i Turqisë tha se kur bëhet fjalë për zhvillimet gjeopolitike në botë, sigurisht që flitet për një shqetësim, por ai theksoi se: “Evropa vazhdon të jetë një spirancë për këtë rajon”.

Şimşek ka shtuar se kur në kohën tonë flitet në lidhje me ndryshimet teknologjike, për revolucionin e katërt industrial, është shumë e rëndësishme që të investohet te njerëzit, arsimi dhe aftësitë.

Ai vuri në dukje se rritja globale po përjeton një vrull, dhe se ky është një rast i madh për ndryshime strukturore.

“Turqia beson se rritja është e mundur vetëm me fqinjët, prandaj i kushton rëndësi të madhe lidhjeve historike me vendet e Ballkanit, poashtu përfshirë edhe BeH-në. Stabiliteti, paqja dhe prosperiteti juaj janë shumë të rëndësishme”, tha Şimşek.

Konferenca për investime SBF është shndërruar në një platformë globale për promovimin e projekteve dhe potencialeve ekonomike, analizën dhe përgatitjen e projekteve dhe prezantimin adekuat të potencialit ekonomik, si dhe lidhjen e sipërmarrësve dhe investitorëve në nivel individual dhe institucional. SBF është një nga aktivitetet më të mëdha dhe më të rëndësishme të biznesit dhe investimeve në Evropën Juglindore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi