Europa i përgjigjet Trump për tarifat e importeve me masa konkrete

 

 

Shpagimi europian ndaj planit të Donald Trump-it për rritjen e tarifave të importeve, do të nisë me disa masa konkrete. Kontinenti i vjetër përgatitet të vendosë dhe ai tarifat e veta ndaj motorëve

Harley-Davidson (HOG), vvhiskey-t amerikan dhe xhinseve Levi.

Ishte kryetari i Komisionit Europian Jean Claude Juncker ai që i identifikoi produktet në fjalë si “shënjestra” të kundërpërgjigjes europiane ndaj ngritjes të taksës mbi importet e çelikut dhe aluminit.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë mund t’i vendosë tarifat e reja në bazë të seksionit 232 të nenit të zgjerimit të tregtisë. Për ta bërë këtë, atij i duhet të argumentojë se importet e çelikut dhe aluminit dëmtojnë sigurinë kombëtare të vendit. Kritikët thonë se ky justifikim është praktikisht një tallje me rregullat tregtare globale.

“Është krejtësisht e pavend që çdo formë tregtie me Kanadanë të shihet si kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Po i vendosen kufizime importeve kanadeze të çelikut, atëherë ne do ta marrim masa për të mbrojtur interesat dhe punëtorët tanë”, tha Chrystia Freeland, ministre e Punëve të Jashtme, Kanada.

Trump deklaroi të enjten se do të vendoset një tarifë prej 25% mbi çelikun dhe 10% mbi aluminin, një lëvizje kjo e dënuar egërsisht nga aleatet kyç të Shteteve të Bashkuara dhe partnerët tregtarë të vendit. Fondi Monetar Ndërkombëtar iu bashkua zërave kritike ndaj planit të presidentit republikan, duke paralajmëruar se një lëvizje e tillë ka për ta dëmtuar edhe Amerikën vetë ashtu si vendet e tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi