Euronews Gjermani: Momente shoku, kryeministri goditet me vezë

Euronews Gjermani ka pasqyruar seancën e djeshme parlamentare në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama u godit me vezë nga deputeti i PD-së, Endri Hasa.

Euronews i përshkruan si momente shokuese, ndërsa thotë se me goditjen me vezë Hasa u solidarizua me studentët demonstrues.

“Momente shoku në parlament: Kryeministri shqiptar Edi Rama goditet me vezë nga një anëtar i opozitës.
Punonjësit e rendit mundën ta largonin deputetin e Partisë Demokratike Endri Hasa nga foltorja. Ai u përjashtua nga parlamenti për 10 ditë. Partia Demokratike tha se deputetet e opozitës ishin fyer nga fjalët e Ramës. Me goditjen me vezë, Hasa u solidarizua me studentët demonstrues.
Studentët po protestojne për një reduktim të tarifave të shkollimit që nga fillimi i muajit. Atyre tani u janë bashkuar grupe të tjera të ndryshme, protestat e të cilave janë të drejtuara në përgjithësi kundër politikës qeveritare. Demonstruesit denoncojnë, ndër të tjera, varfërinë e shfrenuar dhe çmimet e larta të karburantit”, lexohet në lajm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi