Eurodeputeti Mandel, jep lajm të hidhur për kosovarët pas liberalizimit të vizave, ja për çfarë bëhet fjalë!

Në Kuvendin e Kosovës ka vazhduar sesioni i dytë i mbledhjes së pestë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim- Asociim BE- Kosovë, ku u diskutua për liberalizimin e vizave.
Deputeti i Parlamentit Europian, Lucas Mandel bëri të qartë kosovarëve se nuk do të kenë shanse të fitojnë azil ne vendet e BE-së pas heqjes së vizave, pasi e vlerësoi Kosovën si vend stabil.

“Nuk ka asnjë lloj shans për azil nëse Kosova është vend stabil. Është pra ekonomia qe është e rëndësishme”.

Deputetja Blerta Deliu- Kodra, që është edhe kryetare e komisionit parlamentar për Integrime Europiane, e vlerësoi tejet të rëndësishëm votimi pro liberalizimit të vizave në Parlamentin Europian. Ajo ka kërkuar mbështetjen e deputetëve në pjesën e mbetur në mënyrë që kosovarëve tu hiqen viza/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi