Euro hyn sërish në cikël rënës për 9 ditë radhazi, i afrohet 121 lekëve

Monedha e përbashkët i është rikthyer ciklit rënës në tregun e brendshëm. Një euro u këmbye sot me 121.48 lekë, duke shënuar ditën e nëntë radhazi me rënie, dhe duke zbritur me 0.7 lekë në krahasim me fundin e muajit gusht.

Ekspertët e tregut të këmbimeve valutore, pohuan për Monitor se tregu është rikthyer në ekuilibër pasi ndërhyrjet e bankave në blerje ndikuan në forcimin e monedhës së përbashkët në ditët e fundit të gushtit.

Tashmë pohojnë ata tregu i është rikthyer ndikimit të kërkesë ofertës. Prej disa muajsh, euro po luhatet rreth një normaliteti të ri midis 121.5 dhe 122 lekëve. Ekspertët e tregut presin që të vazhdojë të këmbehet në këto nivele, përveçse nëse do të ketë luhatje të mëdha në bursat ndërkombëtare.

Euro ka qenë e dobët edhe përgjatë këtij viti, ndonëse ritmet e nënçmimin kanë qenë shumë më të ulëta në raport me vitin e kaluar. Nga niveli më i lartë i vitit prej 125.3 lekë që u këmbye në fillim të janarit, monedha e përbashkët ka zbritur me gati 4 lekë.

Mesatarisht në 9 muajt e parë të vitit, kursi i këmbimit lekë, euro ishte 123.1 lekë, nga 127.6 lekë që ishte vitin e kaluar. Në fillim të muajit gusht, euro zbriti në 120.75 lekë, duke arritur në nivelin më të ulët që nga viti 2007.

Që nga mesi i vitit 2016, monedha e përbashkët ka humbur vazhdimisht pikë në tregun e brendshmëm, duke u zhvlerësuar me rreth 12%, nga 138 lekë që ishte në maj 2016. Oferta për valutë më e lartë se kërkesa për të mbetet arsyeja kryesore që ka ndikuar në këtë tendencë, e shoqëruar dhe me ngadalësimin e qarkullimit të parasë në vend./Monitor/

Kursi I Kembimit
- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Përse zviceranët e duan tani pasaportën gjermane?

Kur në Zvicër bëhet fjalë për natyralizimin, pothuaj gjithmonë mendohet për pajisjen e qytetarëve të huaj me pasaportën zvicerane. Për kahun e kundërt nuk...

Afganistan, vritet Omer Hattab, një nga krerët e Al-Kaedës

Në operacionin e përbashkët të forcave të NATO-s dhe të forcave afgane të sigurisë është vrarë Omer Hattab, njëri nga krerët e organizatës terroriste...

Flet Vuçiç: Nuk kam përse kërkoj falje për krimet e serbëve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë që ka dhënë gjatë kohës kur qëndroi në Shqipëri...

Së fundi

Francë, simpatizantët e PYD/PKK-së sulmojnë një xhami

Simpatizantë të organizatës terroriste PYD/PKK mbrëmë kanë sulmuar një xhami të Komunitetit Islam Vizioni Kombëtar (IGMG) në Bordeaux të Francës. Kryetari i shoqatës së xhamisë...

Sportisti amerikan kalon i vetëm Antarktidën për 53 ditë

Një 33 vjeçar amerikan është bërë personi i parë që kaluar i vetëm Antarktidën, pa ndihmën e askujt. Sportisti Colin O’Brady përfundoi garën në mot...

Këto janë dy gjërat e domosdoshme që duhet t’i bëni në mëngjes!

Zgjimi në mëngjes ka një rëndësi të veçantë për shumë njerëz në mënyrë që dita t’u ecë sa më mbarë. Për të pasur një ditë...