BOTA

Etiopia synon të thyej rekord duke mbjellë 200 milionë fidanë për 12 orë

Spread the love

Etiopia do të thyej rekord duke mbjellë 200 milionë fidanë për 12 orë në rajonin Jug të vendit.

Në kuadër të projektit 4 miliardë pemë të iniciuar nga kryeministri i vendit, Abiy Ahmed, më 29 korrik me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra personave do të mbillen 200 milionë fidanë në rajonin Jug.

Kryetari i Zyrës së Bujqësisë dhe Burimeve Natyrore të rajonit Gedeo, Leta Legesse, është shprehur se për rajonin e tyre kanë përgatitur 10 milionë fidanë.

“Kemi përfunduar përgatitjet për një rekord të ri botëror” u shpreh ai, duke theksuar se dëshirojnë të arrijnë synimin prej 4 miliardë të cilin e ka vendosur kryeministri.

India në vitin 2016 kishte thyer rekord duke mbjellë mbi 50 milionë fidanë brenda 24 orëve me pjesëmarrjen e rreth 800 mijë personave.

Related posts

“Turqia do të ketë rol kryesues në financimin islam”

dritatv

Putin ka dhënë urdhër për “pauzë humanitare” në Gutën Lindore

dritatv

Brexit, Hunt: BE-ja e gatshme ta rinegociojë marrëveshjen

dritatv

Leave a Comment