Etiopia “kërkon” që forcat shumëkombëshe të qëndrojnë në Somali

 

 

 Etiopia kërkon që forcat paqeruajtëse shumëkombëshe afrikane të qëndrojë në Somali, tha sot zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Etiopisë.

“Qëndrimi i Etiopisë mbi çështjen e tërheqjes së AMISOM-it (Misioni i Unionit Afrikan në Somali) është se forcat shumëkombëshe duhet të qëndrojë në Somali derisa të vijë koha kur grupi militant Al-Shabaab të jetë shumë i dobësuar”, u tha Meles Alem gazetarëve.

Forcat paqeruajtëse multilaterale afrikane u vendosën në Somali në vitin 2007 për t’u përballur me kërcënimin e grupit terrorist al-Shabaab.

Unioni Afrikan ka kërkuar uljen graduale të forcave të AMISOM-it, duke çuar në tërheqjen përfundimtare dhe dorëzimin e përgjegjësisë mbi ushtrinë somaleze.

Sipas Meles Alem, Al-Shabaab duhet të jetë “shumë më i dobët” dhe AMISOM duhet të qëndrojë derisa grupi kryengritës nuk është më kërcënim.

Në tetor të vitit 2017, rreth 500 civilë në Mogadishu humbën jetën gjatë dy sulmeve me autobomba, duke treguar se kërcënimi nga Al-Shabaab është larg përfundimit. Incidenti u regjistrua si një nga sulmet më të mëdha në Somali gjatë viteve të fundit.

Në qershor të vitit 2016, Këshilli i Unionit Afrikan për Paqe dhe Siguri vendosi zvogëlimin gradual të trupave të AMSIOM-it, të ndjekur nga tërheqja totale duke lënë përgjegjësinë mbi Ushtrinë Kombëtare të Somalisë. Vendimi ende nuk është zbatuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi