Etilda Gjonaj: 150 të burgosur do të izolohen

“Nga puna operative e organeve ligjzbatuese dhe policisë rezulton se elementët kriminalë që vuajnë dënimin në burgje vijojnë të ruajnë lidhjet e tyre me jashtë”.

Kështu u shpreh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat ditën e martë.

Rreth 150 është numri i personave që ndodhen aktualisht në burgjet e vendit, të cilët pas miratimit të ndryshimeve ligjore duhet t’i nënshtrohen një regjimi të posaçëm nën masa të rrepta sigurie.

Sipas ministres Gjonaj, bëhet fjalë për personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore të dënuar për vepra të rënda penale si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur apo organizatë terroriste. Sipas propozimeve, parashikohet që edhe takimet me familjarët e këtyre personave të regjistrohen audio dhe video si dhe po ashtu edhe telefonatat.

Për takimet ose telefonatat e këtyre individëve duhet marrë miratimi i drejtorit të përgjithshëm të burgjeve dhe prokurorit. Po ashtu, për këto persona parashikohet reduktimi i qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura, por jo më pak se një orë në ditë.

Me kërkesë të të dënuarit apo paraburgosurit, pas një periudhe 1-vjeçare, ministri i Drejtësisë mund të rivlerësojë nëse janë kushtet për vazhdimin e regjimit të posaçëm, ndërsa ndryshimet ligjore janë thuajse identike me ligjin e famshëm italian “41-bis”.

“Edhe në Itali është diskutuar në Gjykatën Kushtetuese, madje dhe në Gjykatën Europian dhe rezulton në përputhje me të drejtat e njeriut”, deklaroi Gjonaj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi