Erdogan: Ushtria po angazhohet në operacione shtesë kundër terroristëve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u zotua sot se ushtria do të kryejë operacione shtesë brenda Sirisë për të pastruar zonën e terroristëve në kuadër të operacionit të vazhdueshëm kundër militantëve kurdë në veriperëndim.

Operacioni “Olive Branch” (Dega e ullirit) në Afrin, një zonë kurde pranë kufirit turk, filloi të shtunën.

Erdogan deklaroi se ka planifikuar të zgjasë misionin në Manbij, një qytet që kontrollohej nga ISIS-i dhe aktualisht drejtohet nga forcat kurde të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duke filluar me qytetin e Manbijit, ne do ta shkatërrojmë këtë aktivitet përgjatë kufijve tanë dhe do ta pastrojmë tërësisht rajonin tonë nga ky fenomen “, deklaroi Erdogan duke u zotuar se do të “asgjësonte terroristët” dhe do ta kthente zonën në një vend të hapur.

Erdogan shtoi se në Afrin ishin neutralizuar rreth 268 “terroristë” , një term që i referohet largimit të tyre nga fusha e betejës, zakonisht përmes vdekjes.

Milicia kurde ka konfirmuar vetëm disa të vdekur brenda radhëve të saj. Sipas vëzhguesve të të drejtave të njeriut ka pasur me dhjetëra të vdekur civilë. Ndërsa, Turqia i ka mohuar akuzat për goditje të civilëve./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi