Erdogan: Të vërtetat nuk mund të eliminohen me mohim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur se e gjithë bota e ka vërejtur se Kandili është padroni i organizatës terroriste në Siri, duke shtuar se “vetëm një aleat i ynë nuk e pranon këtë”.

“Ashtu sikurse nuk mbulohet dielli me shoshë, edhe këto të vërteta nuk mund të eliminohen me mohim. Kushdo që na zgjat dorën e miqësisë ne i hapim krahët, kushdo që nga ne kërkon ndihmë, ne e ndajmë bukën dhe ia japim, por nuk ngurrojmë kurrë përballë askujt që t’u përgjigjemi atyre që kanë qëllim pavarësinë dhe të ardhmen tonë. Pavarësisht emrave që ato kanë, FETO, DEASH ,PKK,PYD, YPG apo emra të tjerë të ndryshëm, për ne nuk ka asnjë dallim dhe me lejen e Allahut do t’i shtypim si cilindër të gjithë ato”, ka theksuar presidenti Erdogan, gjatë një fjalimi në ceremoninë e hapjes së tunelit Kasımpaşa-Haskoy në Stamboll.

Ne dhe miqtë tanë jemi të lumtur nga përparimet që ka arritur vendi ynë, tha Erdogan, duke shtuar se “me sa duket disa të tjerë shqetësohen. Për këtë arsye, po nxjerrin pengesa që janë të papërputhshme me të gjitha vlerat e ndërgjegjes, diturisë dhe mençurisë që ata i sugjerojnë botës.”

Në fjalën e tij, Erdogan, ka theksuar më tej: “Nga rajonet përtej kufijve ndaj territoreve tona po kryhen qindra, mijëra sulme provokuese me armë e raketa, ku si pasojë qytetarët tanë kanë humbur jetën dhe janë plagosur në shtëpitë e tyre, në xhami, në biznese dhe nëpër rrugë. Teska ndodhin të gjitha këto çfarë presin që ne të bëjmë? Këto PYD, YPG, DEASH janë organizata terroriste pa besim, pa libër, pa Allah. Si do ta shpjegojnë këto sulmin e ndërmarrë ndaj xhamisë duke martirizuar vëllezërit tanë gjatë kohës që po kryenin faljen e namazit?”/Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Tritan Kalo tha rihapja është e rrezikshme, bëni kujdes.

Dje janë bërë plot 100 ditë të përballjes së mjekëve në vijën e parë të frontit me koronavirusin. Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, duke...

Telefon mbi 900 euro për çështjet protokollare të ministrit të ri!

Ministria e Punëve të Brendshme e ka luksin për të shpenzuar mbi 900 euro, para të taksapaguesve kosovarë për blerjen e një telefoni. Një telefon...

Basha: I kemi dorëzuar Ramës planin për nxjerrjen e vendit nga kriza

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur pas takimit me aleatët që zhvilloi mëngjesin e sotëm. Basha tha se plani opozitar për të nxjerrë...

Së fundi

Të rihapen gjykatat, gjyqet të bëhen me protokolle shëndetësore

Ministria e Drejtësisë me anë të një akti normativ, propozon që të nisin gjyqet në vend, me rregullat për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ministria...

Policia ndalon 16 persona për mosrespektim të masave të qeverisë

Gjatë së hënës, Policia e Kosovës ka ndaluar apo arrestuar 16 persona për mosrespektim të masave të qeverisë. Qytetarët vazhdojnë të mos i respektojnë masat...

U pezullua nga detyra, Luan Daci vendosi për 84 gjyqtarë e prokurorë, mes tyre Zaganjorin e Dedjan.

Opozita ka shkuar në tryezën e reformës zgjedhore me propozime konkrete që synojnë të largojnë partitë nga korrupsioni politik, t’i emancipojnë ato me pjesëmarrjen...