Erdogan takon senatorin amerikan Graham

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sot në Ankara ka pritur në takim senatorin amerikan, Lindsey Graham, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Gjatë takimit në Pallatin Presidencial në Ankara i pranishëm ishte dhe minsitri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavusoglu dhe këshilltari i presidentit turk, Ibrahim Kalın.

Më herët, ministri Çavusoglu priti në takim senatorin Graham. Ata biseduan për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet dypalëshe në kontekstin e Sirisë.

Graham në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2017 në disa raste përsëriti se PKK-ja është një organizatë terroriste e cila ndjek ideologjinë komuniste-marksiste dhe se ekziston një lidhje shumë e afërt midis YPG dhe PKK.

Graham lidhur me mbështetjen e SHBA-ve për pjestarët e YPG-së, shpesh ka parashtruar pyetje kritikuese ish-sekretarit amerikan të mbrojtjes, Ashton Carter, komandantit të CENTCOM-it, Joseph Votel, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve, Joseph Dunford, drejtorit të Shërbimit Kombëtarë të Zbulimit, Dan Costa, si dhe drejtorit të DIA-s, Cincent Steward, por edhe zyrtarëve të tjerë të lartë amerikan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi