BOTA

ERDOGAN: SI E SHEH TURQIA KRIZËN ME SHBA-NË

Spread the love

 

Veprimet e njëanshme të SHBA’së kundra Turqisë do të minojnë interesat amerikane dhe do të detyrojë neve të kërkojnë miq dhe aleatë të tjerë.
Nga: Rexhep Tajjip ERDOGAN
Presindeti i Republikës së Turqisë

Ankara, Turqi
Gjatë gjashtë dekadave të kaluara, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë partnerë strategjikë dhe aleatë të Nato-s. Dy vendet tona kanë qenë krah njëra-tjetrës kundër sfidave të përbashkëta gjatë Luftës së Ftohtë dhe pasojave të saj.

Turqia ka ndihmuar Amerikën vazhdimisht sa herë ka qenë e nevojshme. Ushtarakët tanë si femra ashtu edhe meshkuj, derdhën gjak në Kore. Në vitin 1962 administrata e Kennedy’t arriti t’i bënte sovjetikët të hiqnin raketat nga Kuba, duke hequr vetë raketat “Jupiter” nga Italia dhe Turqia. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, kur Uashingtoni u mbështet tek miqtë dhe aleatët e tij për të goditur sulmuesit, në Afganistan ne dërguam trupa që të ndihmonim Nato-n të përmbushte misionin atje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk i kanë kuptuar dhe nuk i kanë respektuar shqetësimet e popullit turk. Gjatë viteve të fundit partneriteti ynë është vënë në provë nga mosmarrëveshjet. Fatkeqësisht, përpjekjet tona për të ndryshuar këtë prirje të rrezikshme, rezultuan të pavlera. Derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës të fillojnë të respektojnë sovranitetin e Turqisë dhe të vërtetojnë se kuptojnë rrezikun me të cilin përballet vendi ynë, partneriteti mund të vihet në rrezik.

Turqia me 15 korrik 2016 u sulmua nga anëtarët e një grupi të errët të drejtuar nga Fetullah Gulen, i cili udhëheq organizatën e tij, zyrtarisht të përshkruar nga qeveria ime si Organizata Terroriste Fetullahiste, nga një kompleks në Pansilvaninë rurale. Gulenistët u përpoqën për një grusht shteti të përgjakshëm kundër qeverisë sime. Gjatë asaj nate, miliona njerëz dolën nëpër rrugë të nxitur nga patriotizmi, një situatë e ngjashme me atë që populli amerikan përjetoi pas sulmit në “Pearl Harbour” dhe sulmeve të 11 shtatorit.

251 njerëz të pafajshëm, përfshirë këtu Erol Olcok, miku im i ngushtë prej kohësh edhe menaxher i fushatës, dhe djali i tij Abdullah Tayyip Olcok, paguan çmimin e fundit për lirinë e vendit tonë. Nëse “skuadra e vdekjes”, e cila erdhi pas meje dhe familjes sime, do të kishte qenë e suksesshme, do t’i isha bashkuar edhe unë.


ERDOGAN: SI E SHEH TURQIA KRIZËN ME SHBA-NË

Populli im turk priti që SHBA’të të dënonin qartazi këtë sulm dhe të solidarizoheshin me lidershipin e zgjedhur të Turqisë. Por nuk vepruan ashtu. Reagimi i SHBA’ve ishte larg një reagimi të kënaqshëm. Në vend që të mbështesnin demokracinë turke, zyrtarët e SHBA-së bënë thirrje për stabilitet dhe paqe në Turqi. Ajo çfarë i përkeqëson edhe më tej çështjet, është fakti se nuk është bërë progres rreth kërkesës së Turqisë për ekstradimin e Fetullah Gulen nën një marrëveshje bilaterale.

Një tjetër burim irritimi ka lidhje me partneritetin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe PYD/PKK, degë Siriane e PKK-së, një grup i armatosur që është përgjegjës për vdekjen e mijëra qytetarëve turq që prej vitit 1984 dhe që SHBA-ja e ka përcaktuar si grup terrorist. Sipas vlerësimeve të autoriteteve turke, Uashingtoni përdori 5 mijë kamionë dhe 2 mijë aeroplanë për t’i dërguar armë PYD/YPK-së gjatë viteve të fundit.

Qeveria ime ka ndarë vazhdimisht shqetësimin me zyrtarët amerikanë rreth vendimit të tyre për të trajnuar dhe furnizuar aleatët e PKK-së në Siri. Fatkeqësisht, fjalët tona kanë rënë në vesh të shurdhët dhe armët amerikane kanë përfunduar duke u përdorur për të vënë në shënjestër civilë dhe anëtarë të forcave të sigurisë në Siri, Irak dhe Turqi.

SHBA’të gjatë javëve të fundit kanë ndërmarrë një sërë hapash për të përshkallëzuar tensionet me Turqinë duke cituar arrestimin nga policia turke të qytetarit amerikan Andreë Brunson nën akuzat se ka ndihmuar një organizatë terroriste. Në vend që të respektojnë procesin gjyqësor, ashtu sikurse i bëra thirrje presidentit Trump, SHBA-ja kërcënoi haptazi një vend mik dhe vijoi me vendosjen e sanksioneve kundër disa anëtarëve të kabinetit. Ky vendim ishte i papranueshëm, i paarsyeshëm dhe i dëmshëm për miqësinë tonë të vjetër.

Për të treguar se Turqia nuk trembet para kërcënimeve, ne u kundërpërgjigjëm duke iu vënë sanksione disa zyrtarëve amerikanë. Ne do të vazhdojmë me të njëjtin parim: Tentativa për të detyruar qeverinë time të ndërhyjë në një proces gjyqësor nuk është në përputhje me Kushtetutën tonë apo vlerat tona demokratike.

Turqia e ka bërë të ditur shpesh se do të shohë punën e saj, nëse SHBA-ja refuzon të dëgjojë. Në vitet 1970, qeveria turke ndërhyri për të parandaluar masakrën ndaj turqve etnikë nga qipriotët grekë, pavarësisht kundërshtimeve të Uashingtonit. Së fundi, dështimi i Uashingtonit për të kuptuar seriozitetin e shqetësimeve tona sa i përket kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare që vijnë nga Siria veriore, rezultoi në dy inkursione ushtarake që ndërprenë aksesin e militantëve të Shtetit Islamik ISIS në kufijtë e Nato-s dhe hoqën militantë e YPG-së nga qyteti Afrin. Në raste të ngjashme, ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat tona kombëtare.

Në një kohë kur “mëkatarët” vazhdojnë të fshihen nëpër botë, veprimet e njëanshme kundër Turqisë nga SHBA-ja, aleates sonë prej dekadash, do të shërbejnë vetëm për të minuar interesat dhe sigurinë amerikane. Përpara se të jetë shumë vonë, Uashingtoni duhet të heqë dorë nga nocioni i gabuar se marrëdhënia jonë mund të jetë asimetrike dhe të kuptojë faktin se Turqia ka alternative. Dështimi për të ndryshuar tendencën e njëanshmërisë dhe mosrespektimit, do të na bëjë të kërkojmë aleatë dhe miq të rinj./Besa time/

Related posts

Siri, dy të vrarë në sulmet ajrore në Idlib

dritatv

Kalin takon këshilltarin për Siguri Kombëtare të SHBA-ve

dritatv

Franca deklaratë për Sirinë dhe Iranin

dritatv

Leave a Comment