Erdogan refuzon ofertën e Francës për ndërmjetësim me organizatën terroriste

Oferta e Francës për të ndërmjetësuar mes Turqisë dhe terroristëve të PYD/YPG-së tejkalon limitet e tyre, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Nëse deklarata (e presidentit të Francës) se mund të jenë ndërmjetës në mes të Turqisë dhe SDF-së është e vërtetë, ajo tejkalon në masë të madhe limitet e personit që e thotë këtë”, tha Erdogan në një takim të krerëve lokalë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara.

“Kush je ti për të ndërmjetësuar mes Turqisë dhe organizatës terroriste?”, shtoi presidenti turk.

Erdogan refuzoi çdo hapësirë ​​për negociata me grupet terroriste, duke thënë se lufta e Turqisë kundër terrorizmit do të vazhdojë me vendosmëri, njëlloj sikurse operacioni ushtarak i Turqisë në veriperëndim të Sirisë.

Deklarata e Erdogan vjen pasi Pallati Elysee njoftoi të enjten se gjatë një takimi me një delegacion të SDF-së të udhëhequr nga PYD/PKK, presidenti francez Emmanuel Macron ka rikujtuar “angazhimin e Francës kundër PKK-së dhe angazhimin e saj për sigurinë së Turqisë”.

Megjithatë, siç ka dokumentuar Turqia, PYD/PKK dhe SDF në të vërtetë janë degët siriane të organizatës terroriste PKK, të shpallur nga Turqia, Franca dhe Bashkimi Europian si organizatë terroriste.

Macron pohoi gjithashtu se SDF nuk ka patur “lidhje operacionale me këtë grup terrorist (PKK-në)”, duke shtuar se “mund të krijohet një dialog midis SDF dhe Turqisë me ndihmën e Francës dhe bashkësisë ndërkombëtare”.

Megjithatë, SDF është e dominuar nga forcat PYD/PKK-së, siç ka demonstruar Ankaraja.

Në fushatën e saj 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK ka shkaktuar vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve ndërsa Ankaraja ka paralajmëruar kundër bashkëpunimit të aktorëve ndërkombëtarë me grupe të tilla si PYD/PKK, YPG/PKK dhe SDF/PKK, pasi ato të gjitha janë PKK nën emra të ndryshëm.

Erdogan: Turqia ka nisur përgatitjet për çlirimin edhe të disa rajoneve të tjera në Siri

Gjatë fjalës së tij, Erdoğan po ashtu tha se Turqia ka nisur përgatitjet e nevojshme për pastrimin e terrorizmit edhe në Ajn el Arab, Tel Abjad, Resulajn dhe Haseke në Siri, pas çlirimit të rajonit të Afrinit në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Ai njoftoi se gjatë këtij operacioni antiterrorist në veri të Sirisë deri më tani janë neutralizuar 3.800 terroristë.

Më 20 janar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të pastruar terroristët nga YPG/PKK-ja dhe DEASH-i nga Afrini.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe synon të mbrojë sirianët nga shtypja dhe mizoria e terrorizmit.

Në kuadër të operacionit, më 18 mars, trupat turke dhe luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane çliruan qendrën e qytetit të Afrinit – zona kryesore urbane në rajonin me po të njëjtin emër – nga terroristët e YPG/PKK-së.

Afrini ka qenë një strehë e madhe për YPG/PKK-në që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi sirian i Bashar al-Asadit i lëshoi qytetin pa luftë grupit terrorist./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi