Erdogan: Qëndrojmë kundër atyre që dëshirojnë të copëtojnë Sirinë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia nuk ka synime në tokat e Sirisë dhe se qëndrojnë kundër atyre që dëshirojnë të copëtojnë atë vend.

Në një mbledhje të mbyllur për media, presidenti Erdogan në zyrën presidenciale Dolmabahçe të Stambollit u takua me kryeredaktorët e përgjithshëm të gazetave, kanaleve televizive dhe agjencive të vendit.

“Turqia nuk ka sy në tokat e Sirisë. Qëndrojmë kundër atyre që dëshirojnë të copëtojnë Sirinë”, tha Erdogan, duke folur në lidhje me operacionin në vazhdim “Burim i Paqes”.

Në lidhje me komunikimin e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ai tha se, “Në çdo kohë zhvillojmë bisedimet tona me zotëri Putinin në rast se ndodh ndonjë problem. I hedhim së bashku hapat që duhet të hidhen”.

Erdogan foli edhe lidhur me pretendimet e arratisjes së të burgosurve të DEASH-it, duke theksuar se, “Kjo është një dezinformim. Me këtë duan të provokojnë Amerikën dhe Perëndimin”.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Virusi i Nilit Perëndimor/ Shtohen rastet në Greqi, raportohen 11 viktima

Bilanci i viktimave nga virusi i Nilit Perëndimor në Greqi ka alarmuar autoritetet dhe organet e shëndetit. Numri i personave që kanë humbur jetën,...

Mohohen pretendimet për evakuimin e të sëmurëve nga Guta Lindore

Zyrtarët e Gutës Lindore njoftojnë se nuk është i vërtetë njoftimi i Rusisë se në Turqi janë evakuuar 700 të sëmurë dhe të plagosur...

Singapor, kompania gjermane prezanton taksinë e parë ajrore

Prodhuesi gjerman i avionëve “Volocopter” shfaqi sot për herë të parë modelin e taksisë ajrore në Singapor,...

Së fundi

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke...

Ky shtet anulon procesin mësimor për tërë vitin 2020, s’ka as mësim online

Bolivia ka marrë vendim që procesi mësimor të anulohet për tërë vitin kalendarik për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kështu, rreth dy milionë nxënës në...

Kosovë : Janë regjistruar 218 raste të reja dhe 15 viktima gjatë 24 orëve të fundit .

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe janë regjistruar 218 raste të reja...