Erdogan pret në takim sportistët me sindromën down

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në një takim sportistët special me sindromën down të ekipit kombëtar turk në futsal.

Në këtë takim të zhvilluar mes presidentit Erdogan dhe anëtarëve të ekipit kombëtar të Turqisë në futsal në rezidencën presidenciale në Ankara janë përjetuar pamje shumëngjyrëshe. Pasi sportistët thanë se janë të lumtur, Erdogan tha “Sa i lumtur jam unë që ju kam lumturuar juve”.

Një atmoferë të këndshme ka patur mes presidenti Erdogan dhe portierit Huseyin Dinç, ku ai ka realizuar edhe një pritje të një gjuajtjeje të shënuar nga Erdogan.

Erdogan është interesuar për të gjithë sportistët një e nga një me ç’rast u ka dhënë dhurata që t’i përdorin gjatë stërvitjeve të tyre. Ndërkohë njëri nga sportistët para se të marrë dhuratën ka bërë përshëndetjen e ushtarit në mbështetje të ushtarëve që ndodhen në Afrin.

Lojtarët e ekipit i kanë dhuruar presidentit Erdogan një fanellë me emrin e tij si dhe me numrin 53 i cili simbolizon kodin e targës së qytetit Rize nga ku e ka prejardhjen presidenti Erdogan.

Në këtë takim krahas sportistëve dhe delegacionit teknik të pranishëm ishin edhe ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Askin Bak si dhe kryekëshilltari i presidentit, ish kampioni botëror dhe olimpik, mundësi Hamza Yerlikaya./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi