Erdogan: Në Turqi ka më shumë shqiptarë se sa popullsia e Shqipërisë

Presidenti Recep Tayyip Erdoan tha se marrëdhëniet midis Bosnjë-Hercegovinës dhe Turqisë po përparojnë në nivel të shkëlqyeshëm.

I ndodhur në Bosnjë-Hercegovinë për një vizitë zyrtare, Erdogani mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës për ti dhënë atij titullin “Doktor Nderi”.

Në fjalën e rastit Erdogani shprehu kënaqësinë që po e vizitonte Sarajevën për një malli 3-vjeçar dhe falënderoi Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës për titullin “Doktor Nderi” që kishte ndarë për të.

Erdogani tha se gjatë qëndrimit në Sarajevë kishte realizuar takime dypalëshe me Kryetarin e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç dhe mes delegacioneve. Në takimet me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Denis Zvizdiç dhe ministrat e Kabinetit biseduam për projektet e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve,- shtoi ai.

Në këto takimeve,- sqaroi Erdogan,- ne patëm rastin ti vlerësojmë marrëdhëniet në shumë kapituj, duke filluar që nga ekonomia e deri tek arsimi, turizmi e kultura. Marrëdhëniet midis dy vendeve po përparojnë në një nivel të përsosur, por ne do ti çojmë ato edhe shumë më tutje, shtoi ai.

Presidenti Erdogan tha se në Turqi jetojnë më shumë boshnjakë se sa në Bosnjë-Hercegovinë, po ashtu në vendin tonë ka më shumë shqiptarë se e gjithë popullsia e Shqipërisë.

“Vëllezërit tanë të ardhur nga hapësira të ndryshme gjeografike, nga Ballkani, Kaukazi e Turkistani, jetojnë në pothuajse çdo qytet të Turqisë. Vendet që nuk ndajnë as kufirin me Ballkanin përpiqen qa ta tregojnë Turqisë si të ishte fuqi armike në Ballkan”,- tha Erdogan.

Bashkë me boshnjakët ne do të vazhdojmë të përqafojmë edhe serbët, kroatët, shqiptarët dhe maqedonasit,- nënvizoi Erdogan duke shtuar se në këtë drejtim vitet e fundit janë hedhur hapa shumë të rëndësishëm./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi