Erdogan në samitin trepalësh: Të mos vriten civilët në Idlib

Presidentët i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Iranit, Hasan Ruhani, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, u takuan në samitin trepalësh në kryeqytetin iranian Teheran në të cilin diskutohet kriza në Siri dhe gjetja e një zgjidhjeje politike.

Samiti trepalësh u fokusua në gjetjen e një zgjidhjeje politike të përhershme për krizën siriane, si dhe diskutimi i përpjekjeve të përbashkëta në kuadër mekanizmit të Astanas.

Gjatë samitit, Erdogan bëri thirrje të garantohet jeta e civilëve në Idlib pas sulmeve të regjimit të Bashar al-Asadit dhe mbështetësve të tij.

“Nuk duam asnjëherë që Idlibi të shndërrohet në pellg gjaku. Nga ju miqtë presim mbështetje ndaj përpjekjeve tona”, tha presidenti turk.

Ai shtoi se Turqia nuk mund ta lë Idlibin në mëshirën e regjimit të Asadit.

“Idlibi nuk është jetik vetëm për të ardhmen e Sirisë, por edhe për sigurinë e Turqisë, por edhe për paqen rajonale”, deklaroi Erdogan.

Erdogan përsëriti thirrjen e tij për ndaljen e bombardimeve dhe arritjen e një armëpushimi në këtë rajon.

“Nëse mund të shpallim armëpushim në Siri, do të ishte hap tejet i rëndësishëm i samitit që seriozisht do të lehtësonte gjendjen e civilëve”, shtoi presidenti turk.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se zbatimi i suksesshëm i marrëveshjeve të përbashkëta mes tri vendeve ka ndihmuar avancimin e procesit të zgjidhjes politike në Siri.

Duke theksuar se në kuadër të Kombeve të Bashkuara do të themelohet Komiteti Kushtetutes në korniza të vendimit të marrë në muajin janar në samitin e Soçit, Putin tha se “Nevojitet përmirësimi i gjendjes sociale, ekonomike dhe humanitare në mënyrë që të arrihet normalizimi.

Nga ana tjetër, presidenti iranian Ruhani theksoi nevojën për marrjen e masave për mosdëmtimin e civilëve në Idlib.

“Lufta ndaj terroristëve në Idlib nuk duhet të dëmtojë civilët dhe nuk duhet të jetë shkatërruese”, tha Ruhani.

Ndryshe, presidenti turk Erdogan realizoi takime të veçanta kokë me kokë me Ruhanin dhe Putinin.

Samiti i parë trepalësh u mbajt në qytetin e Soçit në Rusi më 22 nëntor për të diskutuar përparimin e bërë në bisedimet e paqes në Astana dhe ndryshimet në zonat e deeskalimit në Siri.

Ndërkaq, takimi i dytë ishte mbajtur në mikëpritjen e presidentit Erdogan në prill në kryeqytetin turk Ankara./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi