Erdogan: Historia nuk do të harrojë kurrë gjenocidin e Srebrenicës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se historia nuk do të harrojë kurrë gjenocidin e vitit 1995 në Srebrenicë, ku u masakruan mbi 8 mijë njerëz të pafajshëm.

“Gjenocidi i Srebrenicës, që ndodhi para syve të Europës dhe mori jetën e 8.372 njerëzve të pafajshëm, nuk do të harrohet gjatë gjithë historisë”, tha presidenti Erdogan.

Në postimin e tij, presidenti turk po ashtu i shprehu ngushëllimet e tij popullit boshnjak në 24 vjetorin e masakrës dhe uroi që Zoti t’i mëshirojë dëshmorët.

Mbi 8 mijë muslimanë burra dhe djem boshnjakë u vranë pasi në korrik të vitit 1995 forcat serbe në Bosnjë sulmuan Srebrenicën, e shpallur nga OKB-ja si “zonë e sigurtë”, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara për të zbatuar paqen.

Srebrenica u rrethua nga forcat serbe që po përpiqeshin të zhvatnin territore nga muslimanët dhe kroatët boshnjakë për të formuar shtetin e tyre.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte shpallur Srebrenicën “zonë të sigurt” në pranverën e vitit 1993. Megjithatë, zona e OKB-së u pushtua nga trupat serbe të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç, që më vonë u shpall fajtor për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Trupat holandeze nuk arritën të vepronin, pasi forcat serbe pushtuan zonën duke vrarë rreth 2 mijë njerëz në një ditë të vetme më 11 korrik.

Rreth 15 mijë njerëz të Srebrenicës u strehuan në malet përreth, por trupat serbe i ndoqën dhe vranë 6 mijë prej tyre në pyje.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi