Erdogan hap padi për dëmshpërblim ndaj Kiliçdaroglu

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paditur për dëmshpërblim kreun e Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kiliçdaroglu, për fjalët e deklaruara lidhur me të dhe familjen e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij.

Avokati i Erdoganit, Ahmet Özel, tha se në padinë e hapur në një gjykatë në Stamboll, është cituar deklarata e kreut të partisë opozitare, Kemal Kiliçdaroglu, në mbledhjen e grupit parlamentar më 21 nëntor.

“I dashur Erdogan, a e di se fëmijët tuaj, dhëndërri, miku, vëllai dhe ish-sekretari personal i juaji kanë dërguar miliona dollarë në një kompani në parajsat tatimore jashtë vendit?”, është shprehur Kiliçdaroglu, rikujtoi Özel.

Özel tha se ndaj klientit të tij është bërë shpifje, duke e asocuar atë me dokumente të pavërteta të krijuara nga persona të paidentifikuar dhe të shpërndara në internet.

Avokati i presidentit Erdogan potencoi Kiliçdaroglu ka ofenduar klientin e tij.

“I padituri dëshiron të japë deklarata për kompani, investime dhe shuma të imagjinuara nga vetëm ai, sikur kompanitë dhe shifrat astronomike për të cilat ai flet të jenë të vërteta”, tha Ozel.

Ai e quajti këtë pretendim si shpifje e cila synon të diskreditojë presidentin.

“Sipas ligjit tonë, nëse dikush akuzon dikë, ai duhet ta dëshmojë atë. Andaj, i padituri duhet të dëshmojë me dokumente se cili fëmijë, cili vëlla dhe cili mik sa milionë dollarë, si dhe ku i ka transferuar ato”, shtoi Ozel.

Nga Kiliçdaroglu është kërkuar dëmshpërblim prej një milion e 500 mijë lirash, prej të cilave 500 mijë në emër të presidentit Erdogan, ndërsa një milion për fëmijët dhe të afërmit e tjerë të tij./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi