Erdogan: Do ta vazhdojmë këtë rrugëtim deri në pastrimin e rajonit nga terrorizmi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan lidhur me kritikat ndaj operacionit “Dega e Ullirit” nga disa shtete të Bashkimit Europian (BE) tha se “Këta të mjerë brenda Parlamentit Europian, çfarë do që të bëni, ne kemi hyrë në këtë rrugë dhe do të vazhdojmë këtë rrugëtim derisa ta pastrojmë atë rajon nga terrorizmi”.

Presidenti Erdogan gjatë fjalimit të tij në Kongresin e zakonshëm të Partisë AK në Batman të Turqisë foli për operacionin “Dega e Ullirit” të nisur në Afrin.

“Kush ndodhet përpara nesh, perëndimi. Ndodhen terroristët së bashku me armët të cilët u janë dhënë terroristëve nga SHBA-ja. Ndodhet PYD, YPG, PKK. Këta janë terroristë. E dini se disa thonë me qëllim se janë kurdë. Të gjitha këto janë gënjeshtra. Këta nuk mund të jenë përfaqësues të vëllezërve të mi kurdë, nuk kanë lidhje me ta. Këta janë vetëm terroristë”, tha Erdogan.

Presidenti turk theksoi se “Komunistët e shquar në Parlamentin Europian dhe terroristët po realizojnë shfaqje”.

“Gjoja duke thënë se PKK është organizatë terroriste, Bashkimi Europian i shpall ata si organizatë terroriste. Por, një grup brenda Parlamentit Europian, disa që i mbështesin ata, po i varin leckat në qafë dhe dëshirojnë që nga aty të na japin neve mesazh. Këta të mjerë brenda Parlamentit Europian, cfarë do që të bëni, ne kemi hyrë në këtë rrugë dhe do të vazhdojmë këtë rrugëtim derisa ta pastrojmë atë rajon nga terrorizmi. Ne jemi pranë të shtypurve. Ne jemi pranë viktimave”, tha Erdogan.

– Mesazh me degën e ullirit

Erdogan duke parë se disa qytetarë mbanin në duart e tyre degë të ullirit, kërkoi nga zyrtarët aty që t’i sjellin atij degë të ullirit. “Deri më tani askush nuk ma ka dhënë këtë mesazh të kuptimtë, por Batmani ma dha. Domethënë Batmani është i gatshëm për operacionin “Dega e Ullirit” me gjithçka që ka”, tha ai.

Duke e treguar degën e ullirit të cilin e mbante në dorë, Erdoğan tha se “Kjo është forma e regjistruar e operacionit Dega e Ullirit”./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi