Erdogan: Dënoj botën perëndimore që ishte spektatore e torturave ndaj Morsit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi vendet perëndimore për heshtjen në lidhje me vuajtjet dhe vdekjen e presidentit të parë të Egjiptit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi.

“Dënoj me keqardhje njerëzimin dhe botën Perëndimore që ishte spektatore e rrëzimit të Morsit përmes puçit, torturimit në qeli dhe vdekjes së tij”, tha Erdogan gjatë një ceremonie inaugurimi në Stamboll.

“Edhe një herë, lus Allahun ta mëshirojë vëllaun tonë Mohamed Morsi, presidentin e parë të zgjedhur nga populli i Egjiptit, i cili eci nga robëria drejt martirizimit”, u shpreh Erdogan.

Ndryshe, 67-vjeçari Morsi humbi jetën dje në një seancë gjyqësore në të cilën përballej me një sërë akuzash që kur u rrëzua dhe u burgos pas puçit ushtarak në vitin 2013.

Ai u varros në lindje të Kajros në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nën masa të forta të sigurisë dhe në prani vetëm të anëtarëve të familjes së tij dhe avokatëve.

Morsi, si anëtar kryesor i Vëllazërisë Muslimane të Egjiptit, në vitin 2012 fitoi zgjedhjet e para të lira presidenciale në Egjipt. Pas vetëm një viti në detyrë, ai u rrëzua dhe u burgos me një grusht shteti të përgjakshëm ushtarak të udhëhequr nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes dhe presidenti aktual, Abdel Fattah al-Sisi.

Morsi u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij, ndërkohë që vazhdonte procesi i gjykimit në dy raste të tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi