Erdogan bisedë telefonike me Merkel rreth Palestinës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel në lidhje me zhvillimet e fundit në Palestinë.

Sipas burimeve presidenciale, dy liderët gjatë bisedës kanë këmbyer mesazhe lidhur me tensionet që u krijuan si pasojë e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds dhe shënjestrimit të palestinezëve nga ana e ushtarëve izraelitë.

Erdogan ka ndarë informacione me kancelaren gjermane në lidhje me takimin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) që do të mbahet të premten në Stamboll rreth çështjes.

Në bisedë u theksua se tabloja aktuale vështirëson gjetjen e një zgjidhjeje për problemin.

Duke folur edhe për marrëdhëniet dypalëshe, Erdogan dhe Merkel kanë ngelur dakord për të qëndruar në kontakt për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe këmbimin e mendimeve në çështjet rajonale./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi