ERA PRAP LOZ ME RETË…! Nga: Luan Sheshi

ERA PRAP LOZ ME RETË…!
Era prap,zë loz me retë,
e sulet me turr,mbi fushë,
degësh pemësh,fare lehtë,
gjethe artat,varë në gushë…

Varë në gushë,si medaljon,
edhe qafes së hollë,hedhur,
hynë dhe del e kudo shkon,
varë,këput,tej duke bredhur…

Duke bredhur, zhurmë e shi,
nëpër gryka e nëpër lugina,
trungjeve pemësh,përkarshi,
tundur degë e thyer shpina…

Era prap zë loz me retë,
hidh e prit,gjethe Vjeshtore,
ndoshta,do të flejë e qetë,
Dimrin pas,me flokë dëbore…


Luan Sheshi: 22 tetor 2018……

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi