Episodi në Elbasan: si u prodhua nga media një “hoxhë” i paqenë

Një episod u veçua nga vizita e Ramës një ditë më parë në Elbasan, ku një shtetas mjekërgjatë, me gjasë besimtar musliman, ndërhyri gjatë një ballafaqimi mes një gardisti civil e dy të rinjve protestues të cilët mbanin një pankartë anti–kryeministrit.

Shtetasi me mjekër, duke kaluar aty rastësisht, i kërkoi gardistit që t’i lërë të rinjtë të shprehen, sepse siç thoshte ai, kjo është demokracia.

Por një pjesë e medias “e emëruan” me titullin hoxhë atë që në rrethin e besimtarëve në Elbasan njihet si një njeri i thjeshtë, pa ndonjë pozitë a status të veçantë, i quajtur Mentor Musabelli. Kjo, nisur nga mjekra e tij. Por hoxhë është një pozitë klerikale dhe jo me patjetër ka mjekrën e gjatë në realitet.

Dhe kur për diçka kaq të thjeshtë ka një pasaktësi apo abuzivitet kaq të madh, mendo pastaj për çështje më të komplikuara. /tesheshi.com/                

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi