SHQIPERIA

Energjia, vështirësi financiare/ OSHEE mbledh borxhet dhe kërkon kohë për pagesat e importit

Spread the love

Sistemi energjetik i vendit është përfshirë nga një situatë e vështirë financiare, që i ka vënë kompanitë publike në pamundësi për të paguar në kohë faturat. Enti rregullator i energjisë vendosi të zgjasë më tej afatin e masës ekstreme që i lejon operatorit të shpërndarjes t’i paguajë furnitorët, nga të cilët ble energji me vonesë deri në 6 muaj.

Normalisht oshe i paguan faturat e energjisë që ble nga tregtarët brenda tre muajsh. Por në mars, të këtij viti për shkak të situatës së vështirë ere I lejoi OSHE-se që energjinë e blerë në periudhën prill qershor ta shlyente me 6 muaj vonesë. Megjithatë situata nuk është përmirësuar, ndaj OSHE ka kërkuar sërish zgjatjen e afatit edhe për energjinë që do të blejë në tremujorin korrik shtator të këtij viti.

Sipas OSHE, situata hidrike vazhdon të mbetet e rënduar dhe vendi do të ketë nevojë për importe të larta për të garantuar furnizimin e konsumatorëve me energji. Por për shkak të gjendjes së vështirë financiare, kompania e shpërndarjes thotë se nuk mund t’i paguajë dot në kohë faturat e energjisë që do të importohet.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, OSHE regjistroi 23 milionë euro humbje në bilanc për shkak të shpenzimeve të larta për blerjen e energjisë. Kompania thotë se është në vështirësi të mëdha likuiditeti. Për këtë qëllim veç shtyrjes së afatit të pagesave ajo I ka kërkuar ministrisë së financave të urdhërojë institucionet shtetërore, veçanërisht ujsjellësat, që të shlyejnë borxhet ndaj OSHE-së.

Sektori energjetik vazhdon të mbetet një risk I madh për buxhetin dhe financat e shtetit. Në misionin e fundit FMN vërën se prej dy vitesh, reformat energjetike është ngadalësuar, duke e lënë sërish sektorin si një nga risqet më të mëdha për financat bashkë me kontratat e partneritetit publik privat.

Related posts

Reshjet e borës dhe ngricat, ARRSH pasqyron situatën e akseve rrugore

dritatv

Banorët e Astirit, shashka e tymuese para bashkisë (Foto)

dritatv

KQZ nis në Shkodër materialet zgjedhore, Bashkia: S’ka zgjedhje, godinat nuk janë në dispozicion

dritatv

Leave a Comment