Ende nuk ka zgjidhje përfundimtare për Brexit-it, britanikët të ndarë në dysh për të ardhmen e vendit!

Vetëm 60 ditë deri në Brexit, ndërsa mbi dy vjet e gjysëm nga referendumi në të cilin britanikët votuat për largimin e tyre nga Bashkimi Europian (BE), opinioni në ishull mbetet i ndarë lidhur me të ardhmen e kësaj çështjeje të ndërlikuar.

Mbi dy vjet e gjysëm nga referendumi në të cilin britanikët votuat për largimin e tyre nga BE-ja, opinioni në ishull mbetet i ndarë lidhur me të ardhmen e kësaj çështjeje të ndërlikuar

AA ka biseduar me britanikët në ditën kur kryeministrja Theresa May po bënte një deklaratë për Planin B të qeverisë së saj për Brexit.

– Mbështetësit e largimit

Penelope, e cila po mbante një protestë të vogël përpara Downing Street, është e mendimit se britanikët tashmë kanë thënë fjalën e tyre dhe se vendi duhet të largohet menjëherë nga BE-ja.

Ajo tha se britanikët “në vitin 2016 votuan për pavarësi”, por dy vjet e gjysëm më vonë qeveria përpiqet të trajtojë Brexit-in “vetëm si një emër”.

“Britanikët ende e duan Evropën, por nuk dëshirojnë të qeverisen nga Brukseli”, tha ajo për të shtuar se marrëveshja u hodh poshtë ngaqë ishte një marrëveshje pa fund, duke iu referuar disfatës së rëndë të cilën e pësoi May javën e kaluar mbi marrëveshjen që ajo arriti me BE-në.

Penelope thotë se marrëveshja e refuzuar do të mbante Britaninë në BE, por “kjo nuk është ajo për të cilën ne votuam”.

Thomas është një tjetër britanik që ka votuar largimin.

“Brexit-i është Brexit”, tha Thomas për AA, derisa po qëndronte me një flamur “Union Jack” ne hyrje të pallatit Westminster.

“Dy vjet e gjysëm më parë ne votuar për dalje nga Bashkimi Evropian”, tha ai, duke hedhur poshtë mundësinë për një referendum të dytë.

“Një referendum i dytë do të thoshte që Remainers (mbështetësit e qëndrimit në BE) kanë fituar dhe kjo do të ishte fundi i demokracisë”, tha Thomas.

“Votuam, aq thjeshtë është kjo. Votuam për t’u larguar”, tha ai.

Një tjetër qytetar, shitës i frutave në rrugën qendrore Victoria, thotë se Britania nuk duhet të humb kohë dhe t’i jep fund procesit të Brexit-it.

Terrance importon fruta nga Spanja, megjithatë dëshiron të divorcohet me bllokun 28 anëtarësh, edhe pse i vetëdijshëem se do të vendosen tarifa.

“Duhet të dalim dhe të vazhdojmë tutje” tha ai.

– Mbështetësit e qëndrimit në BE

Janë kontaktuar edhe përkrahësit e një votimi të dytë për çështjen e largimit të Britanisë nga BE-ja.

Qytetari Steve kërkon një referendum të ri mbi Brexit-in, pasi siç thotë, vendi ka nevojë për një votë nga populli.

“Tani kur njerëzit e kanë parë këtë tollovi dhe kanë parë se kombi është mashtruar, duam një tjetër referendum, sepse duam të qëndrojmë në BE”, tha ai.

“Brexit-i duhet të ndaloj”, shton më tej Steve.

Jane është një qytetare tjetër mbështetëse e qëndrimit në BE. Ajo thotë se deputetët në Dhomën e Ulët duhet të parashtrojnë amandamente serioze për tu dhënë mundësinë qytetarëve të shprehen, pasi qëndrimi në BE ka kuptim si në aspektin shoqëror ashtu edhe në atë ekonomik.

Simon, i cili qëndronte para godinës së Parlamentit britanik me një flamur të madh të BE-së, nuk beson se mund të arrihet një marrëveshje me BE-në e cila do të miratohej nga Parlamenti.

Ai mbetet i shqetësuar për opsionin e daljes pa marrëveshje.

“Nëse ka rrugë për një Brexit të butë, do të isha pak sa më i lumtur”, tha ai.

– Qorsokaku

Qorsokaku mbi Brexit-it vazhdoi edhe të hënën, kur kryeministrja May nuk arriti të ofroj ndonjë ndryshim konkret të marrëveshjes së saj, e cila si e tillë u kundërshtua ditë më parë nga deputetët në votiimin në Parlament.

May tha se ka dëgjuar vërejtjet e grupeve parlamentare dhe të liderëve opozitarë, për të shtuar se do të diskutojë opsionet e reja me zyrtarët e BE-së për të gjetur një dalje nga qorsokaku Brexit.

Megjithatë, ajo përjashtoi zgjerimin e nenit 50, anëtarësimin në Unionin doganor ose votimin e popullit.

May tha se njeh shqetësimet e shprehura për një Brexit pa marrëveshje, për të shtuar se një Brexit pa marrëveshje mund të jetë i mundur vetëm duke anuluar nenin 50, por kjo, tha ajo, do të ishte në kundërshtim me rezultatin e referendumit të vitit 2016.

May përjashtoi mundësinë për një referendum të dytë, duke thënë se kjo do të dëmtonte kohezionin social dhe demokracinë britanike.

“Nuk besoj se kemi shumicë për një referendum të dytë” tha ajo.

Marrëveshja e saj me BE-në për dalje nga Unioni, javën e kaluar pësoi një disfatë të thelë në Parlament duke u kundërshtuar nga 432 vota kundrejt 202 votave, përfshirë 118 Konservatorë që votuan kundër, kryesisht me vërejtjen për “opsionin pa kufij” (backstop), një garancë për të shmangur kufirin fizik mes dy Irlandave pas Brexit-it, deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Britania e Madhe është paraparë të largohet nga BE më 29 mars.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi